Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarakis, i ka dorëzuar kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dorëheqjen.
Mëngjesin e sotëm doli në dritë se Notis Mitarakis, në mes të një beteje me frontet e zjarrta, ka munguar ditët e fundit në Athinë, duke qenë me pushime familjare në Patmos, raportojnë mediat greke.
“Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Notis Mitarakis, i ka dorëzuar kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dorëheqjen për arsye personale, e cila është pranuar. Zëvendësministri aktual i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sporteve, Yiannis Oikonomou, emërohet ministër i Mbrojtjes së Qytetarëve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Sipas burimeve qeveritare, ka qenë vetë Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili i ka kërkuar ministrit të tij të japë dorëheqjen, pasi veprimet e tij binin ndesh me moralin e qeverisë që ai drejton.
Vendin e tij do ta zërë deputeti Janis Ikonomou, i cili pritet të betohet para Presidentes Saqeralopoulou, gjatë orëve të ardhshme.