29 korriku/Sabah Sheta: Mirënjohe për çdo anëtar! Pjesëmarrja, besim dhe dhënie force që së bashku do të ringrihemi fuqishëm

0
430
Nga Sabah Sheta
Kreu i PD Kruje

Sot ishte një ditë e veçantë, për demokratët! Si kryetar i degës së PD dega Krujë, dua që nga thellësia e zemrës, me mirnjohje krutane, të falenderoj çdo anëtar të Partisë Demokratike që mori pjesë sot në një proces historik, atë të zgjedhjes së lidershipit tonë, tashmë të konfirmuar me Lulzim Bashën si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë!
Pjesmarrja e konsiderueshme juaja tek kutitë e votimit ishte një emocion, besim, dhënie force për mua, që së bashku do të dimë dhe do të mundim të ringremë fuqishëm familjen tonë politike e cila do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe udhëheq Shqipërinë drejt proceseve integruese!
Falenderim kam dhe për ata që për arsye të ndryshme, duke dhe lajmëruar për mospjesmarrjen nuk mundën të marrin pjesë në proces, por më zemër janë pjesë jona dhe presim të japin në vijim kontributin e tyre! Nga nesër nisim punën për të qenë një forcë politike konkurruese, me një projekt të qartë politik, me djem dhe vajza të cilët e duan këtë vend, nuk kanë asnjë mëkat të së shkuarës në raport me shqiptarët dhe duan një Shqipëri pa korrupsion, krim, dhe të kapur nga disa politikanë që e kanë mbajtur peng 32 vite. Pesonalisht do të jem i hapur për secilin që kërkon të jap kontribut, dera e PD mbetet e hapur, ajo është shtëpia juaj! FALEMINDERIT!