“Pjesëmarrja brenda pritshmërive”, Indrit Sefa për zgjedhjet në PD: Kanë votuar 44% e anëtarëve deri në orën…….

0
539

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD Indrit Sefa ka dalë pasditen e sotme për mediat për shifrat e fundit nga procesi zgjedhor për kreun e PD.

Sefa tha se deri në orën 14:00 janë 11600 votues, ose 44% e anëtarëve që kanë votuar dhe procesi po ecën normalisht.

“Deri në orën 14:00 kanë qenë 11600 votues që përkon me 44% të anëtarëve të PD në atë moment. Procesi ka qenë normal, të rregullt e shumë të qytetëruar. U shprehim falënderimet.
Në bazë të vendimit të Kryesisë dhe të rregullores kemi përcaktuar edhe ata që se kanë emrin në listat e përgatitura. Këta anëtarë ia paraqisnin komisionin kartën e anëtarësisë dhe kalohet në një listë të posaçme.
Pjesëmarrja brenda pritshmërive, duke pasur në konsideratë dhe periudhën në të cilën zhvillohen këto zgjedhje. Gjatë këtyre dy muajve anëtarët janë kontaktuar nga degët, janë marrë masat dhe demokratët i janë drejtuar sot qendrave të votimit”, tha Sefa.

Në garë është Lulzim Basha përballë Gjergj Hanit.