BallinaPolitikeReformimi i kabinetit?- Edi Rama flet për mbledhjen në Tepelenë: Po punojmë...

Reformimi i kabinetit?- Edi Rama flet për mbledhjen në Tepelenë: Po punojmë për rikonceptimin e qeverisjes

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij pas mbledhjes informale të qeverisë që po realizohet në Tepelenë, u shpreh se fokusi i takimit ka qenë vetëreformimi i qeverisjes.

Sipas tij vetereformimi nuk lidhet vetëm me emra njerëzish apo emërimi apo shkarkim ministrash, por sipas tij qëllimi është rikonceptimi i procesit qeverisës për të rritur eficencën në shërbim të qytetarëve.

“Kemi gjithmonë tendencën ti lidhim reformat me njerëz dhe personal, por me lirime apo emërime apo me shkarkime.

Por,  vetëreformimi është shumë më i gjere se kaq, rikonceptim i procesit qeverisë në funksion të rritjes së eficencës për të arritur rezultate më të qëndrueshme në kushtet ku ndodhet sot Shqipëria.

Nëse do e krahasonim Shqipërinë me atë që ishte dje, Shqipëria ka pasur të njëjtin numër turistësh për banorë si Greqia. Imazhi i Shqipërisë në botë është i përmbysur tërësisht nga ai që ishte vite më parë.

Ka një rritje të interesit të investitorëve të huaj”, u shpreh Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular