BallinaOP EDSot 29 Korrik 2023, finalizohet rrugëtimi për PD-në euroatlantike!

Sot 29 Korrik 2023, finalizohet rrugëtimi për PD-në euroatlantike!

spot_img
spot_img

Nga Sidi Hasanaj
Nisi gjithçka më 9 shtator të 2021. Shumë e konsiderojnë, “ndarja dhe shkatërrimi i PD”, por me sinqeritetin më të madh e konsideroj si momentumi ku nisi evolimi i Partisë Demokratike.

Evoluimi është i dhimbshëm, edhe evoluimi i individit kërkon që ai të heqë dorë nga një pjesë e tij, kërkon që përmes proceseve të dhimbshme shpirtërore e fizike të tejkaloj vetveten drejt rezultatit të dëshiruar. Absolutisht edhe më e dhimbshme është në një parti politike:

Kërkohet ndarje, shkëputje nga e kaluara… kujtimet e mira me shumë njerëz, shpejt zëvëndësohen me hidhësinë e ndarjes dhe pasojave të saj!

Rreth 2 vite beteja, sulme, luftë, akuza, teori koonspiracioni, por edhe shumë më shumë se kaq:

U panë thuajse gjithë koloritet dhe profilet e karaktereve dhe personaliteteve të njerëzve… U pa mosmirënjohja, tradhëtia, arrivizmi, grykësia e pafund, fallciteti, urrejtja, përbuzja, servilizmi, hakmarrja, dhuna dhe brutaliteti i çdo forme të saj.

Por pamë dhe anën tjetër të medaljes:
Besnikërinë, pastërtinë, sakrificën, idealizmin deri në “naivitet”, kurajon, integritetin, karakterin e hekurt, lidershipin, shoqërinë e pastër e bazuar në principe…

Politika është Luftë Pushteti, dhe pushteti është një luftë e përhershme mes atij që e meriton dhe atij që lakmon. Është lojë shumë e vështirë, por në gjykimin tim më të sinqertë Lulzim Basha e luajti shumë mençurisht… na dha një mësim, dhe personalisht më dha një mësim të madh:

Dallimin mes ENERGJISË AGRESIVE dhe ENERGJISË TË FRYTSHME!

Basha kurrë nuk fjeti, apo “iku”… dha dorëheqje, (reale jo si e akuzojnë zuzarët), për tu tërhequr nga grackat dhe agresiviteti e dhuna e S. Berishës.
Bëri një hap pas në interval afatshkurtër ose të mesëm, për të bërë 3 hapa para të forta dhe shpresëdhënëse në afatgjatë!

Me tërheqjen e tij, nxorri zbuluar shëmtinë e Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës!
Sot të tre më sipër janë më shëmtuar në sytë e shqipëtarëve si kurrë më parë!

Lulzim Basha është nga njerëzit më inteligjent që kam njohur, me mjaft difekte, por ka 2 avantazhe të mëdha në krahasim me gjithë të tjerët:
1) e nënvlerësojnë jashtë mase, gabim fatal i tyre
2) përtej gabimeve që ka, është njeri i mirë… kjo të detyron që edhe kur gabon taktikisht, ta mbështetësh… se është gjithnjë në sinoret e mirësisë.

Megjithatë mes vlerësimit të sinqertë dhe servilizmit ndarja është një vijë e hollë, të cilën nuk dua kurrsesi ta kaloj!

Unë jo rastësisht nuk kam asnjë foto me Bashën edhe pse jemi takuar jo rrallë, sepse kam kompleksin se mos ngatërrohem me servilizëm. E them shkoqur fare… edhe dje në takimin përmbyllës të fushatës për kryetar, kur Basha më takoi paksa më miqësisht se mënyra formale që takoi shumicën e pjesmarrësve dhe mu drejtua me “pupu e ke kalluar fare” më hypi e kuqja në fytyrë, sepse direkt më vrau kompleksi i më sipër.

Jo rastësisht në fund të takimit ndenja me mikun e mrekullueshëm Gjergj Hanin dhe… për ta mbështetur moralisht, por edhe për të treguar çdo distancim nga servilizmi.

E di që shuuumë mendojnë se daljet në tv, emisione, shkrimet dhe përplasjet e ashpra me Rithemelimin i bëj “në shkëmbim të pagesave” kështu thojnë për të gjithë ata që si mua ose shumë më mirë se mua kanë bërë betejë për PD këto 2 vite.

E vërteta është që ka njerëz që kur dëgjojnë fjalët “PD iku u shkatërrua, pa Berishën ska PD…etj” zemra ju rreh aq fort nga adrenalina dhe lënë punët e tyre, familjen dhe fëmijët e tyre e shkojnë me gjithë energjinë e tyre të bëhen copa për të djathtën, antikomunizmin dhe PD-në… vetëm për ideal të “sëmurë”.

Interesi im (ekonomik) është pranë PS, merrem me sipërmarrje, çdo ditë më duhet të trokas në dyert e shtetit (të korruptuar)… por kurrë nuk mund të bëhem me PS, sepse është anti natyrale… gjaku i të parëve (që qarkullon brenda meje) nuk do shkojë më në zemrën e shitur për lek te PS… më lehtë e kam të zgjedh rrugën e vështirë!

Kam njohur këto 2 vite njerëz të mrekullueshëm në PD. Motrën e betejave politike Mirela Çërraga Karabina, super djalin Roland Bejko, (edhe pse i kanë rënë pak fare flokët), zonjën e nderuar Shpresa Faslia dhe burrin qëndrestar me sakrifica Shpëtim Agolli dhe në fund e mbyll me njeriun e shkëlqyer Enkeljd Alibeaj. Këta me krenari i konsideroj miq, ndajmë parime dhe ide të njëjta!

Kërkoj shumë falje për gjithë miqtë e tjerë që nuk i përmend dot secilin me emra të përveçëm kam njohur djem e vajza të shkëlqyer, ka qenë nder çdo takim dhe kohë e shpenzuar me ta… djem si Marsid Gupi dhe Darvin Zalla… kaq shumë potencial…

Nejse se u zgjata shuumë. Ky rrugëtim është mision, Shqipëria duhet të shpëtojë nga varfëria, nga grija në jetën e njerëzve, nga trishtimi nga depresioni… unë po bëj detyrën ndaj vetes time, të jem i qetë me koshiencën time!

Kam zgjedhur rrugën e L.Bashës, pa asnjë interes me të, vetëm me kiminë që kam për të, rrugë e zgjedhur që në 2005 kur isha fëmijë! Kemi 20 muaj për të fituar, do jap… fituam mirë, humbëm? Unë në paqe me veten do tërhiqem direkt nga çdo aktivizim politik e publik. Nëse humbet Basha, ka humbur gjykimi dhe vlerësimi im… është e kotë të provosh më, e përçmoj shumë “larjen e duarve” apo tradhëtinë. Ose me fitojmë me projektin “Basha” ose si humbës personalisht tërhiqem nga çdo aktivizim në politikë. Ky status nuk do fshihet kurrë, është provë për nesër. Sot votojmë për të ardhmen tonë, për PD-në që nuk ju ofrua kurrë Shqipëtarëve!

Votimi familjarë nuk lejohet, por në mënyrë demokratike, në familje kemi rënë dakord për votat: 2 për Bashën dhe 2 për Gjergj Hanin i cili meriton pafund mbështetje, dhe nesër ai duhet të jetë krenar për veten.
Sot votojmë për rrugëtimin tonë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular