Duke filluar nga dita e hënë, mjetet e transportit publik në kryeqytet do të reduktohen. Ky njoftim është shpërndarë nga Unioni i Transportit Publik, sipas të cilëve, problemet financiare janë shkaku që detyroi operatorët e linjave urbane të marrin këtë vendim.
Sipas unionit, mungesa e mbështetjes e ka bërë të pamundur, që në kushtet aktuale të vazhdojnë punën me kapacitet të plotë.
Për pasojë janë të detyruar të marrin vendimin për të reduktuar mjetet e transportit publik.
Unioni i Transportit Publik kërkon që institucionet publike të ulen në bisedime me ta për të gjetur zgjidhje, që operatorët ti tejkalojnë vështirësitë financiare.