BallinaKronikeKonflikti mes dy familjeve për motive pronësie/ Njëri prej tyre punonjës i...

Konflikti mes dy familjeve për motive pronësie/ Njëri prej tyre punonjës i Gardës, qëlloi në ajër me armën e shërbimit. Ja çfarë ka ndodhur

spot_img

Një konflikt për motive pronësie ka degjeneruar në dhunë dhe të shtëna armësh mes dy familjeve, Nikolla dhe Kaçi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është edhe një punonjës i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Për fat të mirë nga të shtënat nuk është lënduar njeri, ndërsa policia ka bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Konflikti

Një konflikt ka ndodhur në fshatin Hamallaj mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi.  Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi, komshinj të tyre.

Martin Nikolla,  së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar shtetasin Pjetër Kaçi, 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi cili po kalonte në rrugën e lagjes.

Sipas dëshmive, Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolli i kanë zënë rrugën duke i thëne ‘pse na sheh’ dhe pas këtij debati e kanë goditur te moshuarin. Duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit të cilët gjithashtu janë dhunuar nga ana e familjes Nikoll,a të cilët të pajisur me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta i kanë goditur dhe dhunuar te gjithë anëtarët e kësaj familjeje.

Madje sipas tyre, Martin Nikolli ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar familjes Kaçi e me të ka gjuajtur 5 herë në drejtim të tyre.

Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej të cilëve ka marrë fraktura në kokë ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë, gjithashtu pre e dhunës kanë rënë dhe gra e fëmijë.

Hamallaj, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular