Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj në banesën e shtetasit me iniciale F. T.
I plagosur ka mbetur komshiu i tij, shtetasi me iniciale B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit.
Ai pësoi djegje të lehtë në këmbë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.07.2023, rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes