E sigurt është që Etrit Berisha do të largohet nga Torino gjatë kësaj merkatoje vere, gardiani kuqezi nuk bën pjesë në planet e ekipit torinez pasi nuk është përfshirë në listën e ekipin për sezonin e ri. Strakosha do të largohet nga Torino, por jo nga Serie A, pasi interesim për të ka shfaqur ekipi i Frosinones, të sapo ngjitur në Serie A.

 

Në një situatë të vështirë ndodhet edhe Thomas Strakosha. Që nga dita kur u largua nga Lazio, për tu transferuar në Premier League te Brentford, Strakosha është zhdukur. Dikur një nga portierët më të lakuar në Serie A, për Strakoshën tani flitet pak teksa mungojnë ofertat konkrete.