BallinaKryesoreU rikthye në krye të partisë, Ja dy takimet e sotme me...

U rikthye në krye të partisë, Ja dy takimet e sotme me strukturat…

Kryetari i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e PD.

Menjëherë pas fitores së tij në zgjedhjet e 29 korrikut, Basha ka njoftuar mbledhjen e Kolegjit te Kryetareve ne oren 18:00 dhe te Kryesisë së PD më datë 30 korrik në orën 20:00. Takimi do të mbahet në zyrat e Partisë Demokratike.

“Mirmbrëma të nderuar anëtarë te Kryesisë! Nesër, datë 30 Korrik 2023, ora 20:00 do të bëhet mbledhja e Kryesisë ne zyrat e PD”, njoftoi Basha.

Kujtojmë Demokrati Lulzim Basha ka fituar zgjedhjet e ditës së shtunë për kreun e Partisë Demokratike. Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 18 mijë e 52 anëtarë të Partisë Demokratike.

Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD, Jemin Gjana tha në një deklaratë për mediet se në kutitë e votimit janë gjetur 18 mijë e 52 fletë, në të cilat 199 kanë qenë të pavlefshme.

Lulzim Basha ka marrë 16, 196 vota duke shënuar një fitore të thellë ndaj kundërshtarit të tij Gjergj Hani, i cili mori vetëm 1,567 vota.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular