Basha: Rruga e mirëqenies për shqiptarët do hapet kur të marrë fund pandëshkueshmëria në nivelet më të larta
Me strukturat drejtuese të Qarkut të Korçës koordinuam veprimtarinë për riorganizimin dhe vënien në eficencë të çdo dege të Partisë Demokratike, për të qenë gati për përballjen në nivel qendror dhe lokal me këtë qeverisje të korruptuar, për t’u bërë zëri i qytetarëve dhe mjeti në duart e tyre për ndryshimin e vërtetë.
Afera e Inceneratorëve dëshmon sesi metastazat e korrupionit janë përhapur në çdo ind të pushtetit.
Hetimet e SPAK po konfirmojnë drejtësinë e betejës disa vjeçare të Partisë Demokratike, ne mbetemi të angazhuar në luftën tonë kundër korrupsionit dhe mështesim çdo hap të drejtësisë.
Rruga e mirëqenies për Shqipërinë dhe shqiptarët do të hapet plotësisht kur të marrë fund përgjithmonë pandëshkueshmëria në nivelet më të larta dhe pastrimi i politikës nga cilido që ka shpërdoruar besimin e qytetarëve për të pasuruar veten dhe klientelën e tij.