I dinit ju? Ja ilat janë gabimet që bëni kur gatuani vezë, si t’i shmangni

0
235

Për shumë nga ju vezët janë ushqimi i preferuar i mëngjesit dhe sigurisht që ato janë një mënyrë e shëndetshme për të filluar ditën. Vezët rrisin kolesterolin e mirë, ndihmojnë në ndërtimin e muskujve, në mbajtjen e kockave të forta dhe në zvogëlimin e inflamacionit.

Gjëja tjetër e mirë është se ka shumë mënyra për t’i përgatitur ato. Por një gjë është e sigurt: kur vezët nuk gatuhen siç duhet, ato nuk janë një dhuratë për shijen tonë.

Duke u bazuar në këshillat e kuzhinierëve më të mirë botërorë, AgroWeb.org ju njeh me gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë kur gatuajnë vezë dhe si t’i shmangni ato.

Vezët e ziera
Kur bëhet fjalë për zierjen e vezëve, kuzhinierët thonë se gabimet më të zakonshme janë:

Zierja e vezëve të plasaritura.
Zierje e tyre në një enë të cekët.
Nuk shtoni ujë të mjaftueshëm.
Nuk përdorni kripë.
I gatuani vezët në ujë të valuar.
I qëroni ato kur janë të ftohta.
Së pari, zgjedhja e enës ku do t’i zieni ka shumë rëndësi. Ajo duhet të jetë mjaft e thellë në mënyrë që vezët të zhyten plotësisht në ujë.

Sigurohuni që ta mbushni enën me ujë derisa vezët të mbulohen të paktën dy centimetra dhe të shtoni kripë që uji të ziejë më shpejt.

Ekziston rreziku që gjatë zierjes në temperaturë të lartë vezët të ziejnë shumë dhe të çahen. Prandaj këshillohet që t’i zieni në nxehtësi mesatare.

Gjithashtu kjo mund të ndodhë edhe në rast se vezët janë të krisura, prandaj këshillohet të zgjidhni ato që nuk janë të tilla.

Koha është gjithashtu e rëndësishme dhe koha e zierjes së tyre fillon sapo uji të fillojë të vlojë. Në këtë moment duhet të filloni edhe numërimin e minutave e t’i lini nga 10 deri në 12 minuta.

Vezët e skuqura
Gabimet më të zakonshme që mund të bëni kur gatuani vezë të skuqura sipas kuzhinierëve janë:

Nuk përdorni vezë të freskëta.
Përdorni një tigan që ngjit.
Nxehtësia e lartë.
Nuk përdorni gjalpë.
Nëse kërkoni të skuqni vezë në mënyrën e duhur ju duhet të zgjidhni vezë të freskëta. Kur një vezë është e vjetër, e bardha dhe e verdha hollohen. Kjo do të thotë që e bardha dhe e verdha do të përhapen në vend që të jenë kompakte dhe të trasha.

Gjithashtu përdorimi i gjalpit do të shtojë më tepër aromë dhe shije.

Dhe mos harroni të përdorni një tigan që nuk ngjit, përndryshe ato do të ngjisin, sidomos nëse nxehtesia është e lartë.

Omleta
Kuzhinierët vënë në dukje këto gabime tepër të zakonshme kur përgatisni omletë:

Rrahja e vezëve për një kohë të gjatë.
Përdorni një tigan shumë të vogël ose shumë të madh për numrin e vezëve.
Nuk i keni bërë gati të gjithë përbërësit tuaj para gatimit.
Shtimi i përbërësve të tjerë në momentin e gabuar.
I shtoni erëzat që në fillim.
Së pari, ju duhet t’i rrihni vezët derisa të bardhat dhe të verdhat të bashkohen. Kini kujdes të mos i rrihni aq shumë sa të shkumohen ose të marrin shumë ajër.

Ndërsa koha e duhur për të shtuar ushqime në omletë është pikërisht kur filloni t’i gatuani.

Për omletat e mbështjella, ushqimet duhet të shtohen kur omleta të ketë përfunduar.

Përdorimi i gjalpit por edhe i vajrave është i këshillueshëm.

Dhe së fundmi, erëzat shtojini gjithmonë në përfundim të gatimit./AgroWeb.org