BallinaSportZYRTARE/ Zhoze Murinjo firmos në Arabinë Saudite, e konfirmon princi bin Salman

ZYRTARE/ Zhoze Murinjo firmos në Arabinë Saudite, e konfirmon princi bin Salman

Zhoze Murnjo nis një aventurë të re në Arabinë Saudite, por pa u shkëputur nga Roma. Trajneri portugez, është kthyer në këshilltarin e ri për futbollin vendas, me një kontratë që e sheh atë të punojë me pjesëtarë të familjes mbretërore, por pa u shkëputur nga drejtimi i verdhekuqve.

Murinjo do të jetë pjesë e Mahd Sports Academy, e krijuar nga princi Abdulaziz bin Turki al-Faisal, për të kërkuar dhe vlerësuar talentet vendase. Vetë princi i kurorës, Mohamad bin Salman, ka miratuar këtë emërim, me Murinjon i cili do të jetë pjesë e bordit drejtues të këtij organizimi. Trajneri portugez, bashkë me grupin tjetër drejtues, do të mbikëqyrë punën e skautëve të emëruar nga sauditët për të vlerësuar lojtarë të rinj, në mënyrë që përtej afrimit të yjeve nga e gjithë bota siç po ndodh aktualisht në kampionatin saudit, të dalin në pah edhe talentet vendës. Më pas do të ndërtohet një strategji për aktivizimin e tyre, në mënyrë që të mësojnë sa më shumë nga këto kampionë. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular