BallinaKryesore“Bashën e pranon Uashingtoni” Ngjela: Nëse di të luajë, vjen në pushtet

“Bashën e pranon Uashingtoni” Ngjela: Nëse di të luajë, vjen në pushtet

spot_img
spot_img

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se Uashingtoni e pranon Lulzim  Bashën ndaj ka perspektivë PD zyrtare.

Sipas tij, nëse Basha do tregohet i aftë në raport me Uashingtonin dhe me tërheqje të figurave shqiptare jashtë vendit që kanë integritet, atëherë e djathta vjen në pushtet në zgjedhjet e ardhshme.

”A do jetë në gjendje Basha të bëjë risistemimin e PD? Nëse do të ketë ndihmën e Uashingtonit dhe unë pres që ta ketë, ai e ka aftësinë të marrë në parti nivele të larta të politikës dhe intelektit, atëherë e djathta bëhet e fortë dhe në zgjedhjet  ardhshme merr pushtetin. Kjo varet si do ta ketë raportin me Uashingtonin, sa ndihmë do i japë Uashingtoni dhe sa i aftë do të jetë Basha. Saliun në ‘91 e solli Uashingtoni në pushtet”, tha Ngjela.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular