Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e “Urës së Dajlanit”.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një vajzë është gjendur e pajetë.
Edhe pse nuk jepen shumë detaje, mësohet se e reja ishte endacake, ende e paidentifikuar, e moshës 20-30 vjeç.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftim:
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.