BallinaKronikeEMRI/U gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit, zbulohet identiteti i 32-vjeçares!...

EMRI/U gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit, zbulohet identiteti i 32-vjeçares! Shoqërohen 17 persona, ja çfarë dyshohet

spot_img
spot_img

E reja e cila u gjet pa shenja jete poshtë urës së Dajlanit në Durrës, është identifikuar nga policia.

Bëhet me dije se trupi i pajetë i përket shtetases Luljeta Preza, banuese në Sukth ndërsa dyshohet se ka humbur jetë si pasojë e dëmtimeve të marra në trup me mjet presës.

Sakaq janë shoqëruar në polici 17 persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një informacion të dhënë paraditën e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se:

Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës. Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular