BallinaOP EDEpilogu i Drejtësisë të Përdhosur!

Epilogu i Drejtësisë të Përdhosur!

Nga Sidi Hasanaj
Është thuajse e qartë edhe për më skeptikun, se kemi hyrë në epilogun e pandëshkueshmërisë të politikanëve nga Drejtësia.

Sot SPAK jo vetëm sekuestroi Inceneratorin inegzistent të Tiranës, por zyrtarisht si Inceneratori i Elbasanit, si i Fierit edhe i Tiranës, së fundmi janë të sekuestruara nga Drejtësia, administrohen nga shteti, taksat e qytetarëve nuk shkojnë më në kthetrat e Ramës, Ahmetajt, Zotos e Mërtirit!

Sot SPAK ndali përfundimisht një vjedhje prej mbi 430milionë €, ku deri më tani janë rrëmbyer 110milionë € (po sipas SPAK) .

Ky është një shërbim që Altin Dumani, SPAK, Partia Demokratike, Media por mbi të gjitha garantja dhe nxitësja e SPAK, SHBA, i bënë qytetarëve shqipëtarë!

E kuptoni tani përse Edi Rama u tërbua dhe bëri betejë mediatike dhe institucionale kundër ambasadores Amerikane, Znj. Kim, kur ajo thuajse me forcë ndërhyri në zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK?

E keni të qartë përse Sali Berisha është prej vitesh, në mënyrë permanente në dalje publike kundër SPAKut duke e quajtur “skapi i partisë”?!

Po përse I. Meta(j) e quan reformën në drejtësi, reforma Rama?!

Sepse humbën fuqinë e tyre ku për 33 vite e përdhosën Drejtësinë, e quajtën lavire bulevardi kryeprokuroren, ose i trajtonin si nënpunës të tyre prokurorët dhe gjykatësit e vendit!

Tani përsëri ka disa mashtrime që Berisha-Meta-Rama po i bëjnë opinionit publik:

1. “A.Ahmetaj” është në arrati i pralajmëruar nga SPAK”, thotë Berisha.
E PAVËRTETË, Ahmetaj është në arrati i lejuar nga Rama, kundër vullnetit të SPAK i cili po i sekuestron pasurinë Ahmetajt dhe po e kërkon ndërkombtarisht në çdo cep të globit, për ta futur në burg.

2.”Ahmetaj ka ngrënë dardha pas kurrizit tim”, thotë Rama.
E PAVËRTETË thotë SPAK, sepse dosja e Inceneratorëve ka shumë fraksione, vetëm fraksioni 1 ishte Ahmetaj… Gjiknuri, Veliaj, Agaçi… do jenë me rradhë, derisa të rrëzohet koka e aferës, Rama!

3. “Inceneratori i Tiranës është inekzistent, pra nuk ka vend për sekuestrim”, thotë Berisha.

Sekuestrohet objekti që Veliaj e quan Incenerator, por në fakt është landfill, pra direkt Veliaj është para SPAK për këtë shkelje!

4. “Vangjush Dako akuzohet për çikerrima ndërkohe që ka betonizuar krejt Durrësin.” -thotë Berisha.

E Pavërtetë përsëri! Dakos ju nis çështja për një “çikërrimë”,u por më pas në dosjen e SPAK u shtua Hetimi Pasuror dhe dyshimi për korrupsion, dhe disa “çikërrima” të tjera që janë firma të tij për pallate që nga tërmeti vranë njerëz… pra as nuk dihet nëse Dako do dalë më nga kafazi i burgut!!!

Janë mashtrime që trekëndëshi Rama-Berisha-Meta po mundohen ti hedhin si helm qytetarëve… por ka një trekëndësh tjetër tashmë përballë tyre:

SPAK-SHBA-PD.

Është mbyllja e tranzicionit, dhe beteja është kjo mes dy trekëndëshave, atij të tranzicionit kundrejt atij të së ardhmes!

Por diçka është e qartë, DREJTËSI të përdhosur nga 3 dinosaurit e post komunizmit, nuk ka më!

Drejtësia e ngritur në këmbë nga aleati ynë jetik, SHBA, është e fortë dhe e vendosur si kurrë më parë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular