Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko në një konferencë për mediat ka komentuar ecurinë e ekonomisë në vend dhe luhatjet në kursin e këmbimit valutor.
Sekjo tha se sipas parashikimit të bërë nga Këshilli i Bankës, pritet që ekonomia shqiptare të shënojë rritje dhe se kjo e fundit është duke monitoruar ndryshimet në valutë dhe forcimin e lekut.
Sejko: Luhatjet në tregun valutor janë rritur së fundmi, por pritet që ekonomia shqiptare të shënojë rritje në tremujorin e ardhshëm. Inflacioni pritet të ulet gjatë 3 mujorit të ardhshëm. Këshilli i bankës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit, kredisë dhe depozitës. Kjo vendimmarrje u mbështet nga ecuria pozitive dhe forcimi i kursit të këmbimit gjatë gjysmës së parë të vitit. Por presioni e larta inflacionit mbeten një faktor rreziku për çmimet në vend, dhe do vazhdojmë për politikën e stabilitetit. Jemi duke ndjekur me kujdes kursin e këmbimit. Kursi i këmbimit mbetet konsistent, shpejtësia e forcimit të tij mbetet e lartë. Kredia në sektorin privat ka pësuar rritje.
Vendimmarrjet e marra nga banka:
-Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në në nivelin 3 %;
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në nivelin 4 %;
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një ditore në nivelin 2 %.