BallinaSportPartizani europian argëtohet në Conference League, të kuqtë “fluturojnë” në turin e...

Partizani europian argëtohet në Conference League, të kuqtë “fluturojnë” në turin e 3-të

spot_img
spot_img

Partizani është kualifikuar në turin e 3-të të Conference League. Skuadra kryeqytetase triumfoi 4-1 ndaj Atletic Esclades në “Air Albania”, ndërsa kishte fituar edhe aktin e parë në Andorra me shifrat minimale 0-1.

Ndeshja nuk nisi mirë për të kuqtë, që ngatërrohen në prapavijë, por Piloto nuk përfitoi dot, duke kaluar portierin dhe duke mos goditur në portë. Në minutën e gjashtë Mba shfaqet në zonën e miqve nga Andorra, por gjen kundërpërgjigjen e portierit Gracia. Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekic festoi në minutën e 28-të me Carën, i cili gjeti golin. Pas disa lëvizjeve të bukura, Cara realizoi të dytin në fundin e fraksionit, për t’i dhënë kështu ekipit qetësinë e duhur për pjesën e dytë të takimit.

Partizani vazhdoi me festivalin e golave, teksa në të 65-tën Rrapaj dërgoi sferën pas shpinës së portierit rival. Atletic Ecaldes “tundi rrjetën” në fund me penallti me Lopez, për golin e nderit. Në limite pati kohë edhe për golin e Grezdës.

Kështu, të kuqtë kualifikohen në turin e 3-të të Conference League, ku do të përballen e skuadrën nga Letonia, Valmiera!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular