Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për vendosjen në sekuestro të inceneratorit të Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se e mirëpret këtë vendim të SPAK-ut, teksa ka akuzuar opozitën, që sipas tij hedh baltë.
Veliaj shtoi se bashkia do të vazhdojë pa u ndalur punën për një Tiranë që sot është pasqyrë pastërtie.
“Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.
Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes”, shkruan Veliaj në Twitter.