Pas lajmit të bërë me dije nga Fabricio Romano, Xhanluixhi Bufon ka komunikuar vetë zyrtarisht tërheqjen nga futbolli i luajtur.
Në moshën 45-vjeçare, portieri legjendar italian ka zgjedhur që të varë përfundimisht këpucët në gozhdë, teksa tashmë pritet të marrë role të tjera në futboll.
Me anë të një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqen momentet më të mira të “Supermenit”, Bufon shkruan: “Kjo ishte miq! Ju më dhatë gjithçka. Unë ju dhashë gjithçka. Ne ja dolëm së bashku”.
PANORAMASPORT.AL