Menaxheri i sigurisë në një qendër tregtare në Tiranë, është vrarë me armë zjarri në vendin e punës. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:15 në ambientet e qendrës tregtare, e cila ka qenë e mbyllur për klientët. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes “Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te një qendër tregtare, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e qendrës tregtare), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri”, njofton policia.