BallinaSportAtmosfera pritet të jetë e zjarrtë sot në “Air Albania”, zbulohet numri...

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë sot në “Air Albania”, zbulohet numri i biletave të shitura! Hapet edhe kati i dytë

spot_img
spot_img

Tirana luan sot ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës ndaj Beshiktashit, aty ku i duhet të bëjë mrekullinë dhe të përmbysë rezultatin 3-1 të takimit të parë. Interesimi në “Air Albania” pritet të jetë i jashtëzakonshëm nga tifozëria vendëse. Për këtë, është vendosur që të hapet edhe kati i dytë i stadiumit “Air Albania”.

Në ndeshjen e parë ndaj Dinamo Batumit, tifozëria bardheblu u vendos vetëm në katin e parë dhe nuk ishin shitur të gjitha biletat, duke lënë vende të shumta bosh, por duket se këtë herë gjërat janë ndryshe. Kati i dytë i stadiumit hapet në rastin se janë shitur të gjitha biletat e katit të parë. Kështu, ndaj Beshiktashit pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh. Për kampionatin shqiptar, zakonisht kati i dytë i stadiumit është hapur vetëm kur është luajtur ndeshje derbi. Gjatë ditës së djeshme janë shitur rreth 8 mijë bileta, ndërsa sot në mbrëmje parashikohen të jenë 10 mijë bileta të shitura për këtë sfidë.

Pritet që në stadium të jenë edhe tifozë turq. Klubi ka nxjerrë në shitje prej dy ditësh biletat e ndeshjes. Tirana bëhet gati për ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës me Beshiktashin, më 3 gusht në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Çmimet nisin nga 500 lekë deri në 15000 lekë të rinj. Për turqit bileta kushton 15 euro. Biletat gjenden “online” dhe te pika e shitjes në “Selman Stërmasi”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular