Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me John Fluharty, Drejtorin e Programit për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Në njoftimin e zyrës së shtypit të PD thuhet se në qendër të bisedës mes tyre ishte bashkëpunimi dhe mbështetja e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse, transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit dhe ndërtimi i një ure lidhëse midis Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare.
Nga ana e tij, “Lulzim Basha shprehu edhe njëherë mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që Instituti Republikan dhe Shtetet e Bashkuara po japin për ndërtimin e demokracisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta”.
Na takimin e Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. John Fluharty me Drejtorin i Programit për Shqipërinë i Institutit Republikan Ndërkombëtar, ishin dhe znj. Mirela Karabina, Zëdhënëse e PD-së, z.Taulant Zeneli, Sekretar për Koordinimin Elektoral