BallinaLifestyleE quajti fashiste dhe raciste, në mes të koncertit, Georgia Meloni padit...

E quajti fashiste dhe raciste, në mes të koncertit, Georgia Meloni padit për shpifje këngëtarin e njohur të rock-ut. Ja sa mund të gjobitet ai

spot_img
spot_img

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër këngëtarit të grupit Placebo, Brian Molko, pasi ky i fundit e quajti kryeministren Meloni “fashiste” dhe “raciste”, gjatë një koncerti në Torino.

Gjatë performancës, Molko ka kritikuar e ofenduar zyrtaren italiane, madje duke përdorur gjuhë fyese, duke e cilësuar atë si “një copë m**i”.

Pavarësisht kërkesës së Molkos drejtuar publikut për të mos regjistruar deklaratat e tij, një video e këngëtarit qarkulloi masivisht në internet dhe u bë virale

Si rezultat i gjithë situatës së krijuar, prokurorët e qytetit të Torinos nisën një hetim ndaj këngëtarit vetëm një javë pas koncertit.

Sipas kodit penal të Italisë, individët që shpifin publikisht kundër qeverisë, parlamentit ose ushtrisë mund të ndëshkohen me gjobë deri në 5 mijë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular