Dy luftanije të marinës turke kanë mbërritur ditën e sotme në Portin e Durrësit. Anijet “TCG Bayraktar” dhe “TCG Cezayirli GaziHasan Pasa” do të jenë pjesë e një stërvitjeje ushtarake.
Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës, “Anija “TCG Bayraktar”, është pjesë e dy prej anijeve amfibe zbarkuese të klasit “Bayraktar” të marinës turke të ndërtuara në vitin 2017 nga kantieri i Anadollit, për të përmbushur kërkesat operacionale të Komandës së Forcave Detare Turke.
‘TCG Cezayirli Gazi Hasan Pa?a’ ka një gjatësi prej. 98 metra dhe gjerësi rreth 12 metra. Aktualisht këto anije luftarake përdoren kryesisht për qëllime stërvitore të Akademisë Detare Turke, por edhe në shërbim të Forcave Detare Turke. ‘TCG Bayraktar’ dhe ‘TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa’ vizitojnë vendin tonë për një qëndrim gjashtëditor, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët në det të hapur në funksion t? programeve stërvitore të Akademisë Detare Turke”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.