BallinaSportKyçet “Air Albania” për të disatën herë, Partizani spostohet në Elbasan ndaj...

Kyçet “Air Albania” për të disatën herë, Partizani spostohet në Elbasan ndaj Valmierës

spot_img
spot_img

Ndeshja e së martës ndaj skuadrës së Atletik Eskaldes me shumë gjasa do të jetë sfida e fundit në “Air Albania” për Partizanin në kompeticionet europiane në këtë sezon. E njëjta gjë vlen edhe për Tiranën, nëse kualifikohet ndaj Beshiktashit.

Nëse në dy raundet e shkuara FSHF-ja i hapi dyert e impiantit më modern në vend, tashmë kjo nuk ndodhë më dhe shkak është mbjellja e barit në fushën e stadiumit, e cila është mjaft e rënduar, sidomos pas disa koncerteve të mbajtura. Kryeqyteti sot ka tre stadiume, por vetëm “Air Albania” i përmbush kushtet për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare. “Arena e Demave” dhe “Selman Stërmasi” nuk janë licencuar për ndeshje të kompeticioneve europiane.

Për të disatën herë FSHF-ja do të kryejë mbjelljen e barit në “Air Albania”. Në fillimet e veta argumenti ishte se në një pjesë të fushës nuk binte dielli dhe bari natyral kishte probleme. Mandej, kur u ndërrua i gjithë tapeti dhe u bë bar hibrid, sërish dolën probleme. U mboll sërish, erdhën llamba të posaçme që zëvendësin dritën e diellit dhe stimulonin rritjen e barit, por sërish ka probleme.

Kështu, për shkak të mbjelljes së barit, Partizani do të duhet ta luajë në Elbasan ndeshjen e kthimit ndaj Valmierës, por edhe atë të “play off”, në rast kualifikohet. Kështu, faturën e menaxhimit të dobët të fushës nga ana e Federatës, do të duhet ta paguajnë edhe tifozët dhe skuadra e Partizanit, që do të luajë dhjetëra kilometra larg shtëpisë një ndeshje shumë vendimtare./ PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular