Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer jetën e prostitutës 32-vjeçare, Luljeta Preza e cila u gjet pa shenja jete poshtë Urës së Dajlanit në Durrës paraditen e së mërkurës (2 Gusht).
Gazetarja tregon se streha e Luljeta Prezës ishte në një copë kartoni, e shtruar mes dheut, dhe se kohët e fundit 32-vjeçarja, lëvizte kemba doras pasi, sipas viktimës, e kishin përplasur me makinë.
“Të gjithë e shfrytëzuan, jo vetëm tutori; një maskara në periferi që e rrihte duke kërkuar shumë e me shumë derisa i shoi cdo gjë njerezore”, shkruan Anila Hoxha, duke shtuar “atje tek Ura e Dajlanit, ajo një grua e destinuar për të jetuar sa në barake, e sa në mes të katër rrugëve”.
Gazetarja tregon se ajo u godit me dy thika në brinjë, “ja lanë aty në baltë vdekjes që mbase ajo e priste”.
Rrëfimi i gazetares Anila Hoxha:
Luljeta Preza
32 vjece. Me nje jete te tmerrshme.
E vetmja pasuri e saj , trupi. Qe ja blinin poshte ures se Dajlanit burrat e orëve te vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge . Nje cope kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyreve qe muajt e fundit po e linin. Levizte kemba doras se fundmi, me shume zvarritej se sa ngulte kembet. Thoshte që e kishin përplasur me makine. Nuk shkoi kurre ne spital. Njehere vodhi portofolin e njerit prej klienteve, u be zhurme e madhe.
Të gjithë e shfrytezuan, jo vetem tutori; nje maskara ne periferi që e rrihte duke kerkuar shume e me shume derisa i shoi cdo gjë njerezore. Nje tjeter e nje tjeter qe vetem ndryshonte emrin e fytyren nga ai maskarai
Atje tek Ura e Dajlanit, ajo nje grua e destinuar për të jetuar sa ne barake, e sa ne mes te kater rrugeve .
E destinuar per tu bere ose lypese, ose shitese trupi. Grate si ajo thuajse nuk egzistojne. Kur udheton drejt jugut apo kalon atje do ti shikosh tek ecin aq dukshem te shkaterruara, aq dukshem duke jetuar ne mes te nje asgjeje te madhe. Zero shanse per tu ringritur.
Për gra si ajo që ju shiten në fakt burrave , vrasja e tyre po nga nje dore e tille , eshte nje krim qe ka kohe qe ka ndodhur.
Per grate si ajo te thonë me cudi “ po me pyet për jeten e një prostitute ????” .
E qelluan me dy thika ne brinjë, ja lanë aty ne balte vdekjes që mbase ajo e priste.
Per ironi quhen Luljeta. Sa emer te bukur qe kishte !