BallinaKronikeNgjarje horror në Durrës/ Punonte si pr*stitutë, 32-vjeçarja abuzohet s*ksualisht dhe hidhet...

Ngjarje horror në Durrës/ Punonte si pr*stitutë, 32-vjeçarja abuzohet s*ksualisht dhe hidhet e pajetë mes shkurreve tek Ura e Dajlanit! Si u masakrua me thikë Luljeta Preza

spot_img
spot_img

NIKOLETA KOVAÇI/ Orëve të para të së djeshmes, Policia e Durrësit bëri me dije se një grua e pajetë ishte gjetur poshtë Urës së Dajlanit.

Në njoftim paraprak, bëhej me dije se gruaja e pajetë ishte endacake dhe se Policia kishte dyshime se kishte pësuar vdekje natyrale. Trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë.

Pas më pak se një ore nga momenti i konstatimit u mësua se 32-vjeçarja nuk ishte endacake dhe nuk kishte vdekur nga shkaqe natyrale, por nga ushtrimi i dhunës, pasi ishte abuzuar seksualisht.

Policia ende nuk dihet nëse ka mundur të sigurojë ndonjë kamera për të fiksuar faktin nëse gruaja është vrarë në vendin ku u gjend e pajetë apo është vrarë në vend tjetër dhe është hedhur poshtë Urës së Dajlanit. Megjithatë, ditën e djeshme janë shoqëruar shumë persona, por pas dëshmive janë lënë të lirë, ndërkohë që priten edhe dëshmi të njerëzve të afërt të viktimës si dhe të njohurve të saj.

NGJARJA

Një 32-vjeçare u gjet e vrarë dhe hedhur pranë Urës së Dajlanit në Durrës. Policia thotë se e reja ishte qëlluar me thikë, ndërsa ka dyshime se para se të vritej është abuzuar seksualisht. Disa persona po merren në pyetje për krimin makabër. Gruaja që u gjet e vdekur këtë të mërkurë në Durrës dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë dhe hedhur mes shkurreve poshtë Urës së Dajlanit ku u zbulua trupi i pajetë.

Viktima u identifikua si Luljeta Preza, 32 vjeçe, banore e Sukthit. Këqyrja paraprake zbuloi se në pjesë të ndryshme të trupit të viktimës kishte dëmtime që sipas ekspertëve janë shkaktuar nga mjet prerës. 32-vjeçarja sipas burimeve është qëlluar disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë për pasojë të plagëve të rënda që ka marrë.

Dyshimet janë të forta se para se të vritej 32-vjeçarja është abuzuar seksualisht, pasi burimet thanë se trupi i pajetë u gjet gjysmë i zhveshur. Një prej dyshimeve është që e reja të mund të ketë qenë e përfshirë në ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit në qytetin e Durrësit.

Këqyrja e vendngjarjes ka treguar se vrasja ka ndodhur në një zonë tjetër që për momentin mbetet ende e panjohur. Ekspertët e policisë së Durrësit mblodhën aty prova e gjurmë që mund ti dërgojnë tek vendi i krimit dhe identifikimi i autorit ose autorëve. Zyrtarisht policia e Durrësit bëri me dije se ka shoqërues 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për vrasjen makabre të 32- vjeçares.

POLICIA

“Në lidhje me një informacion të dhënë paradite, se rreth orës 10:35(të së djeshmes), në lagjen nr. 13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se: Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32- vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës. Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast. Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular