Nga Prel Dedaj
Cilido qe vjen në atëdhe me pushime, perpiçet të shohë arritjet dhe ndryshimet që ka pësuar vëndi, krahasuar me perjudhën e më parëshme. Po afrohet të mbushet një muaj që kur zbrita në dheun ku kam lindur, jam rritur, e kam varret e të parëve. E vërteta nuk dëgjohet, por preket. Bazuar në ketë parim, ajo që unë preka që në ditët e para të ardhjes time, ishte regresi i theksuar që kishte pësuar vëndi. Thënë me pak fjalë, ato çfar vreheshin lehtësht, konsistojnë në sa vijon:- Masa qytetare pa punë e pa të ardhura. Çmimet të barabarta e në ndonjë artikull edhe më të larta se në vëndet më të zhvilluara perendimore. Shtet inekzistent e qeveri e angazhuar për justifikuar vjedhjet e abuzimet, të realizuar nëpermjet funksioneve shtetrore. Në krye të kësaj ” mbretrie” mjerimi, një kryeminister me çantë shpine mbushur me dardha, por që po ia hanin shoket me të cilet ka sjellë vendin në buzë të greminës, ” pa dieninê ” e tij, i veshur me brekushe që herë sillet si lider i gjith Ballkanit e herë si lider Europian, i angazhuar per të groposur edhe Kosoven, mbasi pothuajse vendin tij e ka gremisur. Permbledhurazi, kjo është ajo që prek në vendin tonë cilido që i kushton vemendje situatës së rëndë në të gjitha drejtimet, që po kalojnë bashkqytetarët tanë. Të ishte produkt i pamundësisë, kjo gjendje etsremisht e mjerueshme per shqipëtarët, do ishte gjysma e të keqes. Por kur vrenë se kjo gjëndje është rrjedhojë e një programi të mirëkordinuar nga falangat e mafjes politiko-shterore që per 33 vite mbajtën peng zhvillimin e vëndit, duke grumbulluar miljona me korrupsion e vjedhje të paster në llogaritë bankare personale të pushtetmbajtësve 33 vjeçar, atëherë duhet thënë se e keqja është kulmore. Ne 30 ditë të qëndrimit tim këtu, nuk gjeta një rast të vetëm të dëgjoja në TV një intervistë të një fermeri, biznesmeni apo një specialusti të shëndetsisë, por vetem skuadra analistësh të ndarë në dy role njera palë me Berishen e Metajn, pala tjetër që i thurë oliozhe udhëheqjes së ” lavdishme ” të liderit shakagji të dardhangrënësve. Edhe në rrjetet sociale nga të dy krahet të organizuar sipas të njëjtës skemë , ku sigurisht patronazhistë të rilindjes i japin gajret liderit të Ballkonit Edi Rama, ndersa në kahen tjetër gjenden sejmenët e foltores të cilët duan të vdesin tek këmbët e Sali Berishës. Ajo që arrinë kulmin e djallzisë , është se të dy palët, si të mediave edhe ato të rrjeteve sociale ,bashkohen në bllok kunder Lulzim Bashës. Vrasjet që ndodhin çdo ditë, arrestimet e qeveritarëve nga SPAK, varfria që ka kapluar çdo sferë të jetës qytetare, korrupsioni shtetror në shkallen me të lartë se kudo në Europë, dalin në planë të dytë ise harrohen. Ndërsa armiku që duhet asgjesuar me ćdo kusht është PD e kryetri i sapo zgjedhur i saj. Paturpsisht gazetarë të paguar, në emisionet e tyre perdorin terma vulgare në adresë të PD-s, duke e quajtur herë PD e vulës e herë PD-ja e Lulit. Ndersa foltoren anti amerikane të ” non gratës” e quajnë Parti Demokratike. Si të mos mjaftojnë këto, nuk mungojnë as presionet me kërcënime e sulme fizike, sigurisht me individë të paguar nga politika, me qëllim që me çdo kusht të pengohet ndryshimi. Çmenduria arrinë kulmin kur këta mercenarë të paguar nga klanet mafioze të politikës, qoftë në mediat vizive apo në rrjetet sociale na reklamohen herë si popull, herë si shumicë. As partia në pushtet, që ban si pro amerikane, as foltorja e LSI-s, nuk pranojnë ta lexojnë voten plebishitare të 14 majit 2023 të shqipëtarëve, në sensin që duhet. Shqipëtarë nuk votuan hajdutët e rilindjes, por me shume urti dëshmuan se janë pro perendimorë e pa ekujvoke shpresojnë tek ndihma e SHBA-s. Është pikrisht antiamerikanizmi i trios Berisha-Metaj-Rama themeli i sulmeve te gjithanëshme mbi PD-në dhe liderin të saj të sapozgjedhur, pasi kjo forcë politike, është deklaruar hapur dhe me program pro Amerikane, gjë që do të thotë fund per hajdutët me pasuritë e tyre marramendëse të sajuara vetëm me korrupsion, vjedhje e pastrim parash. Por kontaktet e perditëshme me badhkëqytetarët, të mesojnë se fundi i këtyre pelivanëve nuk është larg. Këta të pa udhë, nuk janë populli, e nuk do mund ti shpëtojnë as palogazetsrët e paguar prej tyre me lekët e vjedhura shqipëtarve, as sejmenet që sulmojnë, ushtrojnë presione e fyejnë në rrjetet sociale, cilindo që cenon oktopodët 33 vjeçarë që hiqen si të kenë të lindur për të vdekur udhëheqës. Popull janë
ata që nuk kërcënojnë as sulmojnë qosheve të mureve, ata që nuk vijnë dot në studiot TV a portale, ata që po vuajnë nga kthetrrat e mafjes politike -shterore e krimi që ka kapur shtetin. Janë ata që po vuajnë nga mungesa e të ardhurave dhe çmimet marramndëse, që nuk do t’iu falin, por me voten e tyre do iu dergojnë atje ku ju e meritoni, në rastin më të afërt që do i jepet mundësia. Ju mbeturina të diltaturës, nuk do të mund ta mbani më peng zhvillimin e vendit. Popullin shqipëtar në historinë e tij, dy herë e ka shpëtuar miku i tij historik SHBA nga të huajtë .Edhe heren e tretë është shumë e sigurtë se do ta shpëtoj nga ju mafiozë kriminelë të pa ngopur, që po ia zini frymen per plot 33 vite pa pushim.
NEW JORK
4. 08, 2023.