Është identifikuar personi që ndërroi jetë ditën e sotme në Qerret, pasi mbeti poshtë rrënojave. Mësohet se viktima është Shaban Shehu, i cili ishte dhe pronari i ndërtesës ku u shemb tarraca, në fshatin Katund i Ri.
Pronari i banesës, bashkë me fqinjin e tij, 27-vjeçarin me inicialet A. R., ishin duke shembur tarracën, kur diçka nuk ka shkuar siç duhej dhe i ka zënë poshtë. Fqinji 27-vjeçar ndërkohë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Qerret, Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.