19-vjeçari shqiptar, Anxhelo Cara është shqiptari që ndërroi jetë në Itali, pasi u mbyt teksa ishte me pushime.
Për momentin nuk janë të qarta shkaqet që çuan në vdekjen e djalit, teksa nga informacionet e para, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00.
Paraprakisht dyshohet se i riu u fut në det për të ndihmuar të dashurën e tij që u gjend në vështirësi për shkak të rrymave, por prej andej nuk arriti të dilte gjallë.
Në vendngjarje kanë qenë edhe karabinierët së bashku me ushtarakët e rojes bregdetare për zbardhjen e rastit.