Tirana dhe Beshiktashi pritet t’i paguajnë shtrenjtë incidentet e ndodhura në “Air Albania”, gjatë duelit të vlefshëm për Ligën e Konferencës.
Pak para se gjyqtari të sinjalizonte startin e sfidës, tifozët miq të Beshiktashit, hodhën flakadanë dhe sende në fushë, duke detyruar gjyqtarin që të tërhiqte sërish drejt dhomave të zhveshjes të dyja skuadrave, teksa nuk munguan përplasjet mes tifozëve.
Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga mediat turke “Fanatik”, bëhet me dije se UEFA ka nisur një hetim në lidhje me incidentet e ndodhura në këtë takim, dhe priten ndëshkime të rëndë. Të dyja skuadrat pritet të marrin gjoba të majme si dhe rrezikohet dënim për tifozët. Vlen të theksohet se ndeshja mes Tiranës dhe Beshiktashit filloi me 15 minuta vonesë dhe kjo kurrësesi nuk mund të tolerohet nga UEFA. PANORAMASPORT.AL