BallinaSportVIDEO/ Mesi dhuron spektakël dhe kryevepra, abonohet me dygolëshat në Amerikë

VIDEO/ Mesi dhuron spektakël dhe kryevepra, abonohet me dygolëshat në Amerikë

Leo Mesi vazhdon të dhurojë spektakël dhe gola në Amerikë. Argjentinasi ka arritur të shënojë një tjetër dygolësh në Kupën e Ligës ku këtë herë, “viktima” e Mesit ka qenë skuadra e Dallas.

Në minutën e 6 të takimit, Mesi ka realizuar nga jashtë zone një supergol me asist të Zhordi Albës por vendasit kanë reaguar dhe brenda pjesës së parë kanë arritur të përmbysin rezultatin në 2-1.

Në të dytën, vendasit shënojnë sërish por Zhordi Alba asiston sërish dhe Kremaski ngushton diferencën në 3-2, para se Tejlor të realizonte një autogol për ta çuar sërish në 4-2. Pak minuta para fundit, autogoli i Fofan ngushtoi diferencën në 4-3 dhe ishte Mesi ai që shënoi një kryevepër në goditje dënimi për të barazuar.

Pas penalltive, skuadra e Inter Majemit ka fituar me rezultatin 3-5, aty ku Mesi ka shënuar i pari golin e skuadrës së tij dhe askush nuk e gaboi. Mes shënuesve nga penalltitë, ishte edhe Buskets që shënoi penalltinë e dytë.

DALLAS 4-4 INTER MAJEMI

SHËNUES: 37’Kuinjon, 45’Kamungo, 63’Velasko, 68’Tejlor / 6’,85’Mesi, 65’Kremaski, 80’Fafan

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular