Nga Bujar Leskaj
Të kërcënuar gjithmonë nga ikja!
Të kërcënuar gjithmonë nga ikja!
8 gusht 1991- 8 gusht 2023!
32 vite nga eksodi biblik i shqiptarëve!
Pas 32 vitesh ende shqiptarët të zhgënjyer kërkojnë të largohen në kërkim të Tokës së Premtuar dhe Shpresës!
Ende kërkojnë të largohen të zhgënjyer nga politika!
Për fat të keq ende pas 32 vitesh të njëjtat kërkesa: liri, të drejta, jetë më të mirë!
Ndërsa përpara 32 vitesh iknin me etje drejt lirisë, sot shqiptarët largohen të detyruar nga një shtet që gati shtyn qytetarët e tij drejt ikjes pa kthim, drejt largimit dhe arratisjes pafund, drejt moskthimit, jo vetëm të papunët, por edhe intelektualët, familjarët, të arsimuarit, të rinjtë!
Dhe ky largim biblik vjen si pasojë e politikave antikombëtare të sektit Rama!
Sot, 32 vite më pas, kemi nevojë për reflektim dhe për të kërkuar ndjesë me përulësi!
Ne politikanet e të gjitha rangjeve dhe krahëve duhet t’u kërkojmë kokëulur e sinqerisht falje popullit, të rinjve shqiptarë, që ende sot, për paaftësi e mungesë largpamësie nuk e kemi realizuar kërkesën e studentëve idealistë të Dhjetorit ’90: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!“ dhe zhgënjyem heronjtë e qëndresës antikomuniste në 45 vite diktaturë.