BallinaSportDETAJET E TRANSFERTËS/ Partizani zbarkon në Riga dhe gjen informator, ja si...

DETAJET E TRANSFERTËS/ Partizani zbarkon në Riga dhe gjen informator, ja si pritet të luajnë të kuqtë

spot_img
spot_img

Partizani vendosi “të arratiset” më shpejt seç pritej nga Shqipëria, ndoshta edhe për të hequr pak vëmendjen nga atmosfera e ndeshjes me Romën, që do të luhet dy ditë pas sfidës së të enjtes me Valmierën, e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës. Skuadra dhe drejtuesit lanë Tiranën në orën 00:45 të ditës së djeshme, për të mbërritur në aeroportin e Rigës pas një udhëtimi prej 2 orë e 20 minutash me avion “charter”. Ndryshe nga ajo në Andorra, kjo transfertë konsiderohet shumë më komode, pasi edhe kushtet janë të një niveli tjetër.

Pas zbarkimit në Riga, skuadra e kuqe është akomoduar në një nga hotelet më luksoze në Riga, “Radisson Blu”. Në Letoni Partizani ka gjetur një mot me shumë shi, erë dhe temperatura disa gradë më të ulëta se në vendin tonë. Pas një pushimi disa orësh në hotel, edhe reshjet e shiut kanë pushuar dhe stafi e skuadra kanë pasur shansin të bëjnë një shëtitje rreth qytetit të Rigës, duke vizituar disa nga pikat turistike të qytetit.

“LEKSIONE” NGA STIPIÇ – Ndërkohë, trajneri Zoran Zekiç ka arritur të gjejë edhe pak kohë për të takuar një nga shokët e tij të vjetër, Tomislav Stipiç, trajnerin e Rigës, rivale direkte e Valmierës. Ky i fundit në të shkuarën ka qenë një alternativë për stolin e Partizanit. Në foton e publikuar nga vetë Stipiç, të dy shihen mjaft të qeshur, por ky takim nuk ka funksionuar vetëm për të pirë një kafe mes miqsh. Trajneri i të kuqve ka qenë sy e veshë e me laps e letër në dorë për të dëgjuar këshillat e Stipiç mbi Valmierën, të cilën ai e njeh shumë mirë. Kështu, Zekiç ka arritur të krijojë lidhjet e duhura dhe ka siguruar tashmë informacion të detajuar teknik dhe jo vetëm nga shoku i tij dhe trajneri i momentit në Letoni. Me siguri trajneri i Valmierës, Jurgis Kalns, nuk është ndjerë mirë kur ka parë këtë imazh.

STËRVITJA E FUNDIT – Në orën 18:00 skuadra e kuqe zbarkoi në terrenin e blertë për të zhvilluar stërvitjen e parafundit para zbarkimit në fushën e blertë. Kjo seancë u zhvillua në fushat stërvitore të klubit të Rigës, në stadiumin e së cilës do të luhet edhe ndeshja e nesërme, duke nisur nga 19:00 me orën tonë. Në dispozicion të trajnerit Zekiç ishin të gjithë lojtarët, në seancën, e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Në dispozicion të trajnerit Zekiç ishin të gjithë lojtarët e thirrur. I vetmi shqetësim për trajnerin është Andi Hadroj, që ka pësuar një kontraktim të premten e kaluar dhe ende nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht. Megjithatë, ditën e djeshme ai është parë të jetë pjesë e grupit, të paktën në fragmentin e parë të seancës. Rikuperimi i pukjanit nuk është kryer plotësisht, por me pak sakrificë me shumë mundësi do të jetë në fushë ndaj Valmierës.

FORMACIONI – Sa i përket 11-shes që Zekiç do të zbresë në fushë, pritet që të mos ketë shumë ndryshime nga ajo ndaj Atletik Eskaldes. Trajneri kërkon më shumë balanca në fushë dhe pritet të aktivizojë sërish 4 mesfushorë, mes tyre një fantazist, ku balotazhi është mes Maget dhe Taipit. Ndërkohë, sa i përket pjesës tjetër, nuk ka shumë dyshime.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular