Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë, pasi një automjet ka përplasur një efektiv të policisë rrugore. Mësohet se dy auomjete janë përplasur, teksa efektivja ishte në shërbim dhe ajo është goditur nga një prej mjetefe të aksidentuar.
Efektivja ka qëndruar për disa momente e shtrirë në tokë, e më pas është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore përkatëse, teksa drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.