Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur paraditen e sotme në Vorë, ku një efektive e policisë rrugore u përplas teksa ishte në shërbim.
Mësohet se efektivja e aksidentuar është Arta Shurbi, e cila ndodhej në rrugë kur dy mjete në afërsi të një karburanti u përplasën me njëra-tjetrën, duke e goditur dhe atë. Ajo është nisur për tek spitali i Traumës, teksa ende nuk dihet gjendja e saj.
Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji për të, pasi mësohet se në vitin 2021 ajo është përplasur nga një kamion në zonën e mbikalimit të Kamzës, sërish teksa ishte në shërbim.