BallinaEkonomiFatura e koncesioneve në shëndetësi po gangrenizon buxhetin e shërbimit spitalor, tre...

Fatura e koncesioneve në shëndetësi po gangrenizon buxhetin e shërbimit spitalor, tre kontratat e PPP-ve morën 14% të fondeve

spot_img
spot_img

Fatura e koncesioneve në shëndetësi po gangrenizon vit pas viti buxhetin e shërbimit spitalor, i cili në vend që kanalizohet për shërbimet themelore dhe burimet njerëzore, gjithnjë e më shumë po bie pre e abuzimeve nga keq-menaxhimi i kontratave.

Të dhënat zyrave nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore tregojnë në vitin e kaluar, fondet për shërbimin spitalor arritën në 29,4 miliardë lekë, por sasia e parave që shkoi për financimin e tre kontratave PPP arriti në 4,1 miliardë lekë ose 14 për qind e buxhetit spitalor.

Kosto e kontratave me PPP kaloi ndjeshëm vlerën e shërbimeve parësore spitalore. P.sh. të dhënat tregojnë se kosto e barnave për spitalet ishte 3,6 miliardë lekë ose rreth 13 për qind më e ulët se fondet e PPP-ve në shërbimin spitalor.

Në shërbimin spitalor janë në funksion tre kontrata PPP, ajo e sterilizimit, dializës dhe laboratorit. Në vitin 2022 kontratat e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale u financua me 1,7 miliardë lekë, e Dializës me 835 milionë lekë dhe e Laboratorit me 1,6 miliardë lekë.

Për dy PPP-të e laboratorit dhe sterilizimit, vlera e financimit ka tejkaluar parashikimet fillestare, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shumë abuzime gjatë zbatimit të tyre.

Në vitin 2021, kontratat me PPP në shëndetësi morën 3,4 miliardë lekë financime, ose 12 për qind të fondit total për spitalet.

Fondet për shërbimin spitalor erdhën në rritje vitet e fundit pas pandemisë po pesha e koncesioneve ka ardhur në rritje me të shpejtë. Kjo për shkak se tashmë ka hyrë në fuqi edhe kontratat e shërbimit laboratorik, teksa te tria bashke me dializën dhe sterilizimin po marrin fonde përtej planifikimeve.

Shpenzimet më të mëdha në shërbimin spitalor bëhen për Qendrën Universitare “Nenë Tereza”. Mjekët pohojnë se disa shërbime mund të bien shumë shpejt në kolaps pasi prej vitesh nuk janë hapur specializime në kirurgji për disa profile.

Ashtu si edhe inceneratorët kontratat PPP në Shëndetësi janë bërë në një seri shkeljesh ligjore, aq sa Transparency international i renditi si raste madhore të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, ndërsa disa prej tyre janë tashmë në hetim nga SPAK.

Në strukturën e shpenzimeve për sektorin publik të shëndetësisë, peshën specifike më të madhe e zënë shpenzimet e shërbimit spitalor me 56%, ndjekur nga shpenzimet për rimbursimin e barnave e pajisjeve mjekësore me 22%, shpenzimet e kujdesit parësor (financimi i QSH e kontrolli mjekësor bazë) me 20%, shpenzimet administrative (pagat e shpërblimet, sigurimet shoqërore-shëndetësore, mallra e shërbime)./B.Hoxha/Minitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular