BallinaAktualitetFlutura Açka: Tiranë të vranë të njëjtët tiranë

Flutura Açka: Tiranë të vranë të njëjtët tiranë

spot_img
spot_img
Flutura Acka
Tiranë të vranë të njëjtët tiranë
Njëherësh me namin që po qarkullon për fat të mirë për Shqipërinë, si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, asaj i po ulen për fat të keq me të njëjtēn shpejtësi hapësirat e gjelbëra, veçmas të qyteteve, e veçmas të kryeqytetit të saj, Tiranës.
Përtej entuziazmit të politikës së “klubit të barsetave”, i cili e ka ngulfatur Tiranën politikisht, financiarisht, kulturalisht e moralisht, i tillë që do të mbetet përjetë objekt barcoletah, Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilēsia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushtet minimale të jetēs kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shēmtia qē ia ka veshur si qyrk babëzia e papërmbajtu qē ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat e krimit.
Tiranēt dhe ‘tiranasit’ që po e ndërtojnë dhe shkatërrojnë njëherësh Tiranën, po bējnē krimin mē të madh që i është veshur ndonjëherë politikës, sepse është një krim, ndëshkimi për të cilin nuk ka asnjë vlerë, sepse i ka dhënë già fytyrën e tyre asaj.
Përtej kësaj, këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat ajo ble votat me një sistem grabitës perfid për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi e ka lēnë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat ble edhe Opozitë për ta shitur demokratike demokracinë shqiptare para europianëve; me të cilën ble media që i kushton emisione tē tëra këtyre bukurive phallo-ike të qendrës së Tiranës; me të cilat poshtëron administratën dhe korrupton të gjithë sistemin; me të cilat ble luksin e shfrenuar të pushtetit që riciklon me forcën e parasē kriminale sërish pushtet.
Kjo – banka në duart tē klubit të barsetave – është e vetmja siguresë që mban miqësinē politike mes kreut të qeverisë dhe kreut të bashkisë. Juniori është vazhdim i sinjorit shkatërrues të Tiranës, urrejtësit më të mëdhenj tē identitetit të saj, gjithaq i brishtë nga kohërat si kryeqytet jo shumë jetëgjatë. Ata të dy bashkë, simbioza që vrau Tiranēn si askush më parë duke blerë heshtjen e urbanistëve, arkitektëve, projektuesve, bankave, prokurorëve dhe të gjithë sistemit në funksion të karuselit vrasës të Tiranës. E gjitha në sytë tanë.
Është detyrë e SPAK ta djegë atë siguresë e pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. T’i marrë me radhē financat e këtyre kullave, le ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vendth të gjelbër.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular