BallinaKryesoreInceneratori i Tiranës dhe kulla pas TKOB, PD thirrje SPAK: Të hetohen...

Inceneratori i Tiranës dhe kulla pas TKOB, PD thirrje SPAK: Të hetohen me seriozitet, paratë e krimit mbajnë në këmbë qeverinë

spot_img
spot_img

Zëdhënësja e PD, Mirela Çërraga Karabina thotë se Partia Demokratike shpreh shqetësimin e saj në lidhje me përfshirjen e qeverisë Rama në aferat korruptive, sic është rastit i inceneratorëve, por edhe projekti për ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Karabina thotë se PD dhe kryetari Basha, i bëjnë thirrje Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) që të vijojë punën në hetimin deri në fund të incerenatorëve dhe çdo politikani apo individi të implikuar në të.

“Sikundër e ftojmë SPAK të hetojë me seriozitet dhe çdo ndërtim, përfshirë dhe kullën më të re në mes të Tiranës (Mali i Tiranës)”, thuhet në reagim.

Deklarata e zëdhënëses së PD

Partia Demokratike edhe njëherë shpreh shqetësimin e saj për përfshirjen e Qeverisë Rama në aferat korruptive ku qartas evidentohet lidhja e politikës me krimin e organizuar.

Si në rastin e incerenatorëve, ku hetimet e deri më tanishme të SPAK kanë vërtetuar lidhjet direkte të ministrave të Ramës me vjedhjen e shekullit, edhe në rastin e ndërtimeve në Tiranë duket qartazi se paratë e botës së krimit po pastrohen në kulla dhe beto

Partia Demokratike dhe Kryetari i saj z.Lulzim Basha i bëjnë thirrje Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) që të vijojë punën në hetimin deri në fund të incerenatorëve dhe çdo politikani apo individi të implikuar në të.

Sikundër e ftojmë SPAK të hetojë me seriozitet dhe çdo ndërtim, përfshirë dhe kullën më të re në mes të Tiranës (Mali i Tiranës).

Fijet e dukshme dhe të padukshme të politikës dhe pastrimit të parave të botës së krimit janë baza mbi të cilën është ndërtuar dhe qëndron në këmbë pushteti i Edi Ramës.

Vetëm këputja e këtyre fijeve do të mund ta çlirojë politikën nga pengmarrja e krimit dhe t’i krijojë shqiptarëvë hapsirë për të përmirësuar jetën e tyre.

Për këtë, Partia Demokratike ka prezantuar dhe inisiativat e saj:

-VETTINGU i politikanë, “Ndiq paranë dhe lidhjet me krimin”, do të pastrojë politikën nga të korruptuarit për t’i dhënë fund epokës së korrupsionit në mënyrë që politikanët mos jenë më në shërbim të oligarkëve dhe interesave kriminalë të tyre, por në shërbim të interesit publik;

-Miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, jo vetëm për DENIMIN  e korrupsionit, por dhe SEKUESTRIMIN e pasurive që vijnë nga këto afera që fshihen pas oligarkëve.

Partia Demokratike është në betejë të papajtueshme me korrupsionin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular