Të gjithë pëlqejnë ëmbëlsirat e paketuara dhe pijet e shijshme, të cilat, megjithatë, dihet se janë të pasura me sheqerna të shtuara, konsumimi i tepërt i të cilave dëmton shëndetin e njeriut. Shkencëtarët tani kanë një lajm jo të mirë: Ata e lidhin këtë kategori ushqimore me një rrezik shtesë, nefrolithiasis (termi i përdorur për gurët në veshka, të njohur edhe si gurë renale, dhe ato janë konkrecione kristalore të formuara zakonisht në veshka)
Përfundimet e reja shkencore janë publikuar në Frontiers in Nutrition. Në veçanti, një ekip ekspertësh nga Spitali i Affiliated of North Sichuan Medical College në Nanchong, Kinë, i udhëhequr nga Dr. Shan Yin fillimisht argumentoi se ngrënia e ushqimeve të pasura me sheqerna të shtuara, të tilla si biskota, ëmbëlsira dhe pije jo alkoolike, mund të rrisë rrezikun e gurëve në veshka.Nefrolithiasis është një gjendje e dhimbshme, që prek më shumë se 1 në 10 persona, duke shkaktuar simptoma serioze dhe shqetësuese si të vjella, ethe, të dridhura dhe gjak në urinë. Me kalimin e kohës, në fakt, gurët në veshka mund të çojnë në infeksione, ënjtje dhe sëmundje të veshkave potencialisht kërcënuese për jetën, raportojnë mediat e huaja.
Deri më tani, faktorët e rrezikut të lidhur me nefrolitiazën ishin plakja, obeziteti, diarreja kronike, dehidrimi, sëmundja inflamatore e zorrëve, diabeti. Ky studim shton tani një faktor tjetër, konsumin e tepërt të sheqernave, të cilët janë një përbërës i zakonshëm në ëmbëlsirat dhe pijet e paketuara.