BallinaSocialeProbleme me diabetin, zemrën dhe sistemin imunitar, ja kush është ‘ilaçi’ më...

Probleme me diabetin, zemrën dhe sistemin imunitar, ja kush është ‘ilaçi’ më i fuqishëm që i parandalon 3 sëmundjet dhe ndihmon kundër plakjes

spot_img
spot_img

Pilula apo ushqim? Sekreti i anti-plakjes nuk fshihet në një pilulë por në dietën tonë thekson një studim i ri, i cili ka krahasuar efektin e të dyjave në proceset metabolike qelizore që lidhen me shëndetin.

Studimi i fundit ka treguar metodat efektive që parandalojnë shfaqjen e diabetit, goditjen në tru dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe plakjen.

Hulumtimet e tyre janë bazuar në një sërë eksperimentesh për të treguar rolin që ka ushqimi në metabolizmin tonë, djegien e yndyrave, parandalime e sëmundjeve koronare të zemrës, çrregullimeve të sistemit imunitar dhe rrezikut të sëmundjet metabolike si diabeti i tipit 2.

Sipas profesorit Stephen Simpson ilaçet synojnë të njëjtat rrugë biokimike si lëndët ushqyese të ushqimit por sipas tij ushqyerja e mirë ka efekt më të fuqishëm.

“Ushqyerja është një ilaç i fuqishëm. Megjithatë, aktualisht barnat administrohen pa marrë parasysh ndonjë ndërveprim me përbërësit e dietës sonë, edhe kur këto barna janë krijuar për të vepruar në të njëjtën rrugë sinjalizuese si ato përbërës,” tha profesor Simpson.

Qëllimi i studiuesve ishte të përcaktonin nëse ilaçet ose dieta ishin më aktive në riformimin e rrugëve të sinjalizimit molekular të trupit dhe nëse ilaçet dhe përbërësit dietik ndërveprojnë në një mënyrë që i bënte të dyja më pak ose më efektive.

“Ne zbuluam se përbërësit dietikë ishin shumë më efektivë se ilaçet, të cilat kryesisht i ulën përgjigjet ndaj dietës në vend që t’i modifikonin ato.”

Rezultatet shtojnë një pjesë tjetër në enigmën e të kuptuarit të mekanizmave që lidhin “çfarë hamë” me “si e hamë atë” .

Studiuesit zbuluan se marrja e kalorive dhe ekuilibri i makronutrientëve (proteina, yndyra dhe karbohidrate) në dietë kishin një efekt të fortë në mëlçi. Marrja totale e proteinave dhe kalorive kishte një efekt veçanërisht të fortë jo vetëm në rrugët metabolike, por edhe në proceset kryesore të funksionit qelizor. Sasia e proteinave të marra, për shembull, duket se ndikon në aktivitetin e mitokondrive – “fabrikat e energjisë” të qelizave.

Kjo krijon një efekt tjetër, pasi sasia e proteinave dhe kalorive të konsumuara ndikon në mënyrën se si qelizat kodojnë gjenet e tyre në proteinat e ndryshme të nevojshme për funksionimin e duhur të qelizave dhe rinovimin e qelizave.

Këto janë dy procese thelbësore që lidhen me plakjen.

Në krahasim, ilaçet u duk se kryesisht e moderonin dhe nuk e modifikonin përgjigjen metabolike qelizore ndaj makronutrientëve dietikë. Sigurisht, studiuesit vëzhguan reagime më specifike në varësi të ilaçit në studim,  për shembull, disa ndikuan kryesisht në ndryshimet qelizore të shkaktuara nga yndyrat dhe karbohidratet, ndërsa të tjerët bllokuan efektin e proteinave në mitokondri.

Hulumtimi konsiderohet shumë kompleks, por është e vetmja qasje për ndërveprimin midis dietës, shëndetit dhe fiziologjisë sipas studiuesit kryesor, profesor David Le Couteur, i cili thekson: “Ne të gjithë e dimë se dieta ndikon në shëndetin tonë, por ky studim tregoi se si ushqimet mund të ndikojnë në shumë funksione qelizore,  duke na dhënë njohuri se si ushqimi ndikon në shëndetin dhe plakjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular