Interi ka arritur të fitojë miqësoren e parafundit përpara fillimit të kampionatit përballë Red Bull Salcburgut me rezultatin 3-4.
Të parët që kaluan në avantazh ishin austriakët pas një gafe të portierit Zomer. Më pas zikaltrit përmbysën me një autogol dhe De Vrajn. Salcburgu rivendosi sërish baraspeshën, por në fund të pjesës së parë Korrea shënoi golin e tretë.
Me startin e pjesës së dytë, austriakët arritën të barazonin, por në minutën e fundit, Kriistjan Asllani i aktivizuar nga stoli dha një superasist për Sensin, me këtë të fundit që doli i vetëm përballë portierit dhe shënoi.
Kështu Interi bëhet gati për startin e kampionatit, teksa do të luajë dhe një miqësore të fundit me Egnatian të dielën e 13 gushtit.
REZULTATI:
SALCBURG 3-4 INTER
Konate 6′, 35′, Baido 46′ / Pavloviç (A.G) 9′, De Vraj 25′, Korrea 43′, Sensi 90′
-Goli i Sensit me asistin e Asllanit (VIDEO)
-Penalltia e humbur nga Simiç (VIDEO)
-Goli i Baido (VIDEO)
-Goli i Korreas (VIDEO)
-Goli i dytë i Konate (VIDEO)
-Goli i De Vraj (VIDEO)
-Autogoli i Pavloviç (VIDEO)
-Goli i parë i Konate (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE: