BallinaKronikeE rëndë në Kosovë/ Vritet një person në lokal, plagosen 3 të...

E rëndë në Kosovë/ Vritet një person në lokal, plagosen 3 të tjerë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Kosovë, ku një 39-vjeçar u vra me armë zjarri dhe 3 të tjerë u plagosën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt rreth orës 01:21.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor”, njoftoi policia e Kosovës.

Viktima, 39 vjeçari me iniciale N. L., ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona e plagosur janë dërguar në spitalin e QKUK.

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, raportoi policia e Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular