Një person ka humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Divjakë, ku sipas policisë, një makinë “Porsche” doli nga rruga dhe për pasojë pasagjeri ndërroi jetë, ndërsa shoferi u plagos
Mësohet se shoferi i makines “Porsche” eshte Mariglen Labota, i cili eshte transportuar ne spital per ndihme mjekesore, ndërsa humbi jetën pasagjeri Daniel Sharka, 30 vjeç.
“Rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi M. L. duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet ne njoftimin e policise.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.