Një 51-vjeçar shqiptar ka mbetur dje i plagosur në ishullin Paksos të Greqisë, pas të shtënave me armë zjarri.
Mediat greke bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Andrea Kalemi, ku për pasojë është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se si pasojë e plagëve të marra, 51-vjeçari po lufton për jetën në spitalin e Janinës.
Në vendngjarje u gjetën 14 gëzhoja pistolete, ndërsa vijon puna për arrestimin e autorit pasi policia ka emrin dhe identitetin e tij. Bëhet fjalë për shtetas shqiptar me banim në Itali.
Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh.
Sipas informacioneve, në vendngjarje nuk ka pasur dëshmitarë okularë. Disa fqinjë dëgjuan një të shtënë, dolën nga një dyqan dhe panë një të plagosur në tokë. Më pas kanë njoftuar rojet bregdetare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lakë.