Andrea Kalemi, i cili u qëllua me armë zjarri në Greqi, mësohet se është kushëriri i Aleksandër Sadaktijt që u ekzekutua me shpërthim të telekomanduar në Tiranë.
Biznesmeni Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, po lufton me jetën në spitalin e Janinës pas një atentati të organizuar ndaj tij në ishullin Paxos, teksa pushonte me familjen.
Ngjarja ka ndodhur në limanin e Lakkas, në ishullin Paxos. Pushuesit kanë dëgjuar disa të shtëna dhe kanë shkuar në vendngjarje ku gjetën të plagosur biznesmenin 51 vjeçar.
Ai është transportuar drejt urgjencës për ndihëm e parë e më pas drejt Igumenicës për mjekim të specializuar.
Për shkak të gjendjes mjaft të rëndë shëndetësore, Kalemi është transportuar më pas në Janinë.
Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe se atentatori është një shqiptar që ka shkuar nga Italia në vendin fqinj.
Ekzekutimi i Aleksandër Sadikaj
27-vjeçari u vra në një atentat me tritol më 11 korrik pranë rrethrrotullimit të Saukut.
I riu u ekzekutua me shpërthim të telekomanduar teksa po lëvizte me makinë në Tiranë.
Ai u nxor i gjallë nga automjeti dhe u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda.