Në një shkrim të publikuar ditën e sotme në gazetën “Tema” nga Mero Baze, thuhej se Shkëlzen Berisha përveç lidhjeve të biznesit që ka me Ilir Shtufin, “investitori” i kullës që do të ndërtohet në qendër të Tiranës, jeton dhe në shtëpinë e këtij të fundit në lagjen më të pasur të Tiranës, Rolling Hills.
‘Po ta shikosh kompozimin e “Mëhallës së Kullës” që jeton brenda Rolling Hills, aty janë të gjithë, “Gimja”, Sandri, Ilir Shtufi i vërtetë, që është Shkëlzeni, ai që heq dherat, dhe të tjerë partnerë të here pas hershëm të grupit të kullës.’ thuhej ndër të tjera në shkrimin e publikuar nga gazeta Tema.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Shkelzen Berishës në rrjete sociale, ku shkruan se që kur është kthyer në Shqiperi para 17 vjetësh, ka zgjedhur që të jetoj gjithmonë me qera dhe se deri tani ka ndërruar tre banesa. Gjithashtu ai thotë se qeratë i paguan në mënyrë të rregullt me bankë, por nuk mohon se vila është në pronësi të biznesmenti Ilir Shtufi i cili rezulton një nga investitorët e kullës së shumëpërfolur që do të ndërtohet prapa TOB.
”Përtej tentativës që nga ortak në kulle, më bënë qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza në Pezë e më pas tek Mihal Duri , i siguroj që qeranë e kam deklaruar e paguar me bankë sepse nuk kam patur fatin e Ramës për ta paguar në natyrë apo me klering me leje ndërtimi!’‘ shkruan ndër të tjera Shkelzeni.
Statusi i plotë:
HPIFJA – KULLA 100 KATESHE U BE QERA SHTEPIE
Shpifja konsumon veten!
Kjo u vertetua edhe keto dite kur shpifja per financim kullash 100 kateshe e resortesh ne bregdet u kandis ne nje qera shtepie!
Qe kur jam kthyer ne Shqiperi para 17 vjetesh kam zgjedhur te jetoj gjithmone me qera! Pergjate gjithe ketyre viteve, ku kam nderruar tre here banese, njelloj si shumica e qeramarresve pervec qerase nuk kam pasur asnje mardhenie pune me qeradhenesit!
Pergjegjesia e qeramarresit eshte te paguaje qerane jo te kontrolloje punet, financat dhe bizneset e qeradhenesit.
E njejta gje vlen dhe per banesen aktuale dhe pronarin e saj! Pertej tentatives qe nga ortak ne kulle, me bene qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza ne Peze e me pas tek Mihal Duri , i siguroj qe qerane e kam deklaruar e paguar me banke sepse nuk kam patur fatin e Rames per ta paguar ne natyre apo me klering me leje ndertimi!
Per financime kullash dhe resortesh shpifesit do kene mundesi te perballen me shpifjet e tyre ne gjykate! Sa per Ramen qe permes tualeteve te tij mediatike thote se per kullat qe ai dhe Veliaj firmosin si te ishin “sherbetoret” e mi te bindur, fajin e ka Shkelzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder”!