BallinaKronikeKërkoi nga arratia heqjen e sekuestros së 4 apartamenteve dhe 2 llogarive...

Kërkoi nga arratia heqjen e sekuestros së 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për Arben Ahmetajn

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Arben Ahmetajt për heqjen e sekuestros së 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare.

Ish-zv.kryeministri apeloi vendimin e GJKKO-së, nga arratia por Apeli e la në fuqi.

SPAK ka vendosur masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.

Më 14 korrik, Parlamenti miratoi me 117 vota, kërkesën e prokurorëve për masën e arrestit ndaj Ahmetajt dhe kontrollin e banesës.

Ende nuk dihet vendndodhja e tij, ndërsa avokati i ish-zyrtarit të PS-së deklaroi se klienti i tij ishte në Britaninë e Madhe pranë familjes.

Dosja në Interpol

Me kërkesë të SPAK-ut, Interpol Tirana përcjell dosjen e Arben Ahmetajt në zyrat qendrore të organizatës në Lion të Francës. Pjesë e dosjes, janë të dhënat personale të ish-zëvendëskryeministrit, emri, atësia, mbiemri, datëlindja, kombësia dhe shtetësia, fotot e tij, përshkrimi fizik, gjurmët e gishtave, relacioni i SPAK me faktet e akuzës dhe provat kryesore dhe vendimi i GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij arrest me burg në mungesë.

Zyra qendrore e Interpolit shpall më pas në kërkim Ahmetajnt në 194 shtete anëtare të cilave u kërkohet arrestimi i tij për t’ia dorëzuar Shqipërisë për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Akuzat e SPAK

Sipas SPAK, Ahmetaj ka përfituar prona dhe shuma monetare në 6 episode të faktuara nga biznesmenët, në këmbim të përfshirjes së tyre në aktivitetin e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Shumat e përfituara, sipas prokurorisë, janë kthyer në prona, konkretisht dy vila në Hamallaj dhe Palasë, të sekuestruara pak muaj më parë nga GJKKO me urdhër të SPAK, edhe pse ishin në pronësi përkatësit të Erjola Hoxhës, partneres aktuale të Ahmetajt dhe ish-gruas së tij Albina Mançka.

Më 18 korrik prokuroria ushtroi kontroll në 7 banesa ku gjeti dhe sekuestroi dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët po i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Gjykata ka vendosur edhe masën e sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj, si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

Vilat dhe apartamentet, sipas SPAK janë përfituar përmes procedurave fiktive të kalimit të tyre nga personat e tretë tek ish gruaja e Ahmetajt Albina Mançka dhe partnerja aktuale Erjola Hoxha. Ndërkohë në gjkko në seancën e radhës për inceneratorin e Fierit, avokatët e Klodian Zotos dhe Lefter Kokës kërkuan më tepër kohë për të bërë mbrojtjen.

Seanca e radhës u caktua më 6 shtator ku do parashtrohen argumentet e mbrojtjes për disa prej të pandehurve. Gjykata vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit, pasi shkak për shtyrjen e bë mos përgatitja e tyre. Mbrojtësit ligjorë u paralajmëruan se do të ketë masa, nëse nuk do jenë gati edhe në seancën tjetër për të paraqitur konkluzionet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular